Komfori i Škoda Kamiq
Elemente të brendshme me ngrohje
Ne jemi të përkushtuar për komoditetin tuaj gjatë gjithë vitit. Në dimër, xhami i nxehtë është i domosdoshëm. Pas një udhëtimi në të ftohtë, ju mund të ngroheni shpejt falë timonit dhe ulëseve të përparme dhe të pasme me ngrohje.
Komfori i Škoda Kamiq
Ulësja e vozitësit me rregullim elektrik
Ulësja e vozitësit mund të kontrollohet në mënyrë elektrike dhe ofron rehati maksimale në timon. Duke rregulluar mirë ulësen me kontrollet, ju mund të gjeni shpejtë dhe me lehtësi pozicionin tuaj ideal.
Komfori i Škoda Kamiq
"Climatronic" – Klimë automatike 2-zonale
Klima automatike 2-Zonale mirëmbanë temperaturën që ju zgjidhni në Kamiq. Ajo vjen me dy zonë që lejon vozitësin dhe bashkëvozitësin të caktojnë temperaturen që ju përshtatet . Një senzor lagështie zvogëlon mjegullimin e xhamit dhe rrit komoditetin e klimës.
Komfori i Škoda Kamiq
Kulmi me xham Panoramik
Kulmi i madh opsional panoramik i qelqit, lejon shumë dritë natyrale në brendësi. Përmes xhamit të lyer me të zezë, nxehtësia dhe drita e ndritshme nuk depërtojnë në brendësi të automjetit. Për më tepër, çatia me xham panoramik ka një perde elektrike, e cila - në mënyrë inovative - mund të hapet nga mbrapa në pjesën e përparme, duke u dhënë pasagjerëve në pjesën e pasme një pamje mbresëlënëse.
Komfori i Škoda Kamiq
Sistemi i zërimit Škoda
Radio "Bolero" dhe "Amundsen" mund të pajisjen me 405 W hi-fi sistem zërimi me 10 autoparlantë, barazues dixhital dhe një subwoofer në pjesën e bagazhit. Mund të zgjidhet nga disa profile audio të paracaktuara (Škoda, Classic dhe Rock) dhe tingulli mund të përshtatet për udhëtarët në makinë.
Komfori i Škoda Kamiq
Kessy
Thjesht duhet të mbash me vete çelësin tënd, por mos e mbaj në dorë për të hapur ose mbyllur Kamiq-in tuaj. Njësia e kontrollit KESSY njeh çelësin tuaj dhe automjeti zhbllokohet automatikisht kur vendosni dorën në dorezën e derës. Motori ndizet me shtypjen e një butoni.
Komfori i Škoda Kamiq
Senzor i Shiut
Kamiq mund të pajiset me një sensor shiu, i cili automatikisht aktivizon fshirëset dhe kontrollon shpejtësinë e tyre.
Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.
Kthehu në faqen kryesore