Škoda Octavia Verzioni i fundit i modelit më të shitur

o

Makinë familjare e bukur

Shumë stil dhe rehati. Për ngasje në qytet dhe udhëtimet e gjata.

DIZAJN IMPRESIONUES

Brezi i ri i Octavia është më i madh dhe ofron ndjenjen e një siluete të ndonje coupé elegante, madje më emocionuese dhe dinamike se kurrë më parë. E gjith vetura rrezaton vetëbesim. Dizajni i përjetshëm dhe cilësorë do të ju përfaqësojë në mënyrë perfekte pa marrë parasysh se ku jeni drejtuar.

INTERIERI MODERN

Mirësevini në cockpitin e gjeneratës së re i cili shtyen zarfin në klasën e tij. Ekrani head-up, shfaq informacione në xhamin e anës së vozitësit, i cili ju ofron një prespektivë tjetër të botës. Të gjitha informatat e rëndësishme mund ti gjeni në dy ekranet 10-inç. Linjat minimaliste dhe ndriçimi i ambientit ofrojnë atmosferë elegante në interier.

HAPËSIRË E MJAFTUESHME PËR FAMILJEN APO DHE BIZNESIN TUAJ

Modeli më i riu Octavia do të kujdeset në mënyrë të përkryer për nevojat e biznesit tuaj gjatë javës, dhe ato të tërë familjes gjatë vikendit. Ju mund të vendosni lehtësisht gjithçka që ju nevojitet në bagazhin 600-litra, e sërish do keni shumë hapësirë të mbetur për pasagjerët e përparëm dhe të pasëm.

SIGURIA LIDERE NË INDUKSTRI

Udhëtoni pa merak, qoftë gjatë ngasjes në trafikun e qytetit apo ne rrugë të hapur. Octavia përmban disa sisteme të reja ndihmëse për shoferin. Këto, së bashku me nëntë Airbag dhe vlerësimin maksimal me 5 yje nga Euro NCAP, vendos mbrojtjen e pasagjerëve në nivelin tjetër.

OPERACIONI EKONOMIK

Zgjedhni makinën tuaj familjare që ofron shpenzime të vogla të drejtimit dhe është miqësore me mjedisin. Zgjidhni në mes motorëve me benzinë dhe naftë, apo dhe versionit elektrik.

KOMFOR I PAPARAPARË

Gjithmonë do arrini në destinacion pa e ndjerë aspak lodhjen falë ulëseve AGR-certified dhe Dynamic Chassis Control. Gama e shumtë e pajisjeve do të ju mundëson komoditet si ajo Travel Assist për një ngasje më të lehtë, te Virtual Pedal për bishtin e derës.

Octavia JUAJ E RE, ZGJEDHJE E SIGURTË

Modeli i ri Octavia është gjenerata e katërt e modelit tonë më të shitur

Më shumë se 6.5 milion Octavia u janë dorëzuar klientëve që nga viti 1996

Octavia aktualisht është modeli më i shitur në disa vende Evropiane

Gjatë gjithë karrierës së saj, Octavia ka fituar më shumë se 50 çmime ndërkombëtare

SISTEMET MË TË AVANCUARA TË NGASJES

Mos u shqetësoni më gjatë për parkimin - do të futeni në vendet më të ngushta me shtypjen e një butoni të vetëm.
Gama e ndihmave të sigurisë është zgjeruar për të përfshirë disa sisteme të reja të ndihmës.
Ndriçimi LED i cili është udhëheqës i industrisë jep performancë më të mirë, konsum të ulët të energjisë dhe funksione të reja të sigurisë.
Travel Assist merr përsipër kontrollin e pjesshëm të makinës për të bërë ngarjen dhe monitorimin e trafikut më të lehtë për ju.

QENDRONI ONLINE DHE GJATË LËVIZJES

 

 

 

Sistemet e infotainmentit të gjeneratës së re me karta SIM të integruar ofrojnë funksione praktike siç janë lajmet e trafikut ose një lidhje Wi-Fi për pajisjet e pasagjerëve.

Škoda Octavia nga afër