Dizajni i Škoda Octavia
DIMENZIONET E BALANCUARA NË MËNYRË PËRFEKTE
Me dimenzionet dhe siperfaqet e saja perfekte Octavia duket shumë me stil dhe njekohësisht sportive. Ajo është më e gjërë dhe më e gjatë sesa modeli i kaluar dhe mund të kombinohet me disqe alumini deri 19inç. Modeli i ri poashtu ofron aerodinamikë të shkëlqyer. Me një koeficient tërheqjeje nga 0.24, Octavia e re është një nga makinat më aerodinamike në botë në segmentin e saj.
Dizajni i Škoda Octavia
DRITAT FULL LED MATRIX
Seksioni i veçantë i përparëm dallohet nga një grilë e gjerë që ndahet në fenerët e dritave LED. Përparësia e tyre më e madhe është funksioni Matrix, e cila, duke ndezur dhe shuar burimet individuale të LED-ve në sekuencë, parandalon që përdoruesit e tjerë të rrugës të mos shqetësohen. Kjo do të thotë se mund të përdorni dritat e forta të gjata gjatë gjithë kohës së udhëtimit, që të keni pamje të kjartë të rrugës gjatë gjithë kohës.
Dizajni i Škoda Octavia
DRITA TË BISHTIT FULL LED
Dritat e pasme full LED janë të ndërthurura me segmente kristali në dy anët. Ato janë të pajisura indikatoret e pasëm dinamik, të cilat jo vetëm që duken bukur, por gjithashtu e bën sinjalin e kthimit më të qartë te drejtuesit e tjerë.
Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.
Kthehu në faqen kryesore