Interieri i Škoda Octavia

INFORMACIONET E RËNDËSISHME GJITHMONË PRANË JUSH

Një ndër funksionet e reja në veturat Škoda është ekrani head-up, i cili ju tregon shpejtësinë tuaj aktuale, instruksionet e navigimit dhe infomata tjera në xhamin pranë jush. Kokbiti Virtual 10.25" me katër paraqitje të ndryshme ofron informacion më të detajuar dhe mund të konfigurohet për të shfaqur të dhënat që ju zgjidhni. Ekrani 10" që është i pozicionuar në fushën e shikimit të shoferit, vjen me Apple CarPlay dhe Android Auto dhe ofron infomacionet më të fundit nga shërbimet Škoda Connect.

Interieri i Škoda Octavia

NGASJE MË E LEHTË

Ndërruesi DSG automatik, i pajisur me teknologjinë shift-by-wire, leva e tij nuk është më e lidhur në mënyrë mekanike në ndërrues. Në vend të kësaj, leva transmetohet në mënyrë elektronike. Kjo do të thotë se mund të ndroni shpejtësinë me selektues elegant dhe të ngritni frerin e dores elektromekanik me një prekje të lehtë. Timoni i ri dy krahësh ju mundëson kontrollim të gjitha funksioneve kryesore.

Interieri i Škoda Octavia

INTERIER I GJENERATËS SË RE

Brendësia elegante, me linja të theksuara është e përbërë nga materiale të buta me kualitet të lartë. Detaje nga kromi mbështjellin tastierën e qendrës, panelet e dyerve dhe dorezat e dyerve. Paneli i dizajnit të fundit, i ndarë në disa shtresa horizontale, është i mbështjellur nga shtofi apo mbulesat Suedia. Ndriqimi i ambientit LED në panel, në dyert e përparme dhe në mbulesat e këmbëve, të cilat mund të konfigurohen që të ndizen në shumë kombinime të ndryshme ngjyrash, shton atmosferën e brendshme.

Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.

Kthehu në faqen kryesore