Škoda Kodiaq Parkimi bëhet i lehtë
Shfaqja e mjedisit përreth "Area View"
Opsioni i shfaqjes së ambientit "Zona View" përbëhet nga 4 kamera të cilat mundësojnë pamje të plotë të hapësirës përreth automjetit. Imazhi transferohet në kohë reale në ekranin e sistemit info-argëtim duke ju lejuar që të reagoni shpejt në çdo situatë.
Škoda Kodiaq Parkimi bëhet i lehtë
Një rimorkio për të parkuar
Dëshironi që të keni një rimorkio, por keni frikën e manovrimit nga mbrapa? Sistemi ndihmës i manovrimit të rimorkios kujdeset për kontrollin gjatë ecjes indietro. Mjafton të vendosni se ku dhe kur do të filloni e të mbaroni. Një lojë fëmijësh!
Škoda Kodiaq Parkimi bëhet i lehtë
Asistenti i frenimit
Pavarësisht sensorëve të parkimit në pjesën e pasme, ka situata kur gjatë parkimit ose daljes nga parkimi nuk frenoni dot në kohë. Me anë të asistentit të manovrimit në parkim në pjesën e pasme, Kodiaq ndalon automatikisht dhe mund të parandalojë një përplasje të mundshme.
Škoda Kodiaq Parkimi bëhet i lehtë
Asistenti parkimit
Me asistentin e parkimit, mund të parkoni lehtësisht në hapësirat më të ngushta. Ai ndihmon për gjetjen e një hapësire të përshtatshme parkimi dhe parkon mjetin duke kontrolluar gjerësinë dhe gjatësinë e hapësirës së parkimit në mënyrë automatike. Hapësirat e parkut që shtrihen paralelisht me rrugën duhet të jenë vetëm 60 cm më të gjata se makina.
Škoda Kodiaq Parkimi bëhet i lehtë
Asistenti i daljes nga parkimi
Si pjesë e asistentëve për ndërrim korsie, asistenti i daljes nga parkimi përdor të njëjtët sensorë radar dhe ndihmon për daljen nga parkimi. Në rast rreziku të menjëhershëm mund të frenojë automatikisht.
Diese Seite ist ein zusätzlicher Teil der öffnenden Seite. Klicken Sie auf den Button, um zu dieser zu gelangen.
Kthehu në faqen kryesore